Një europiani i duhen tre vite derisa sa të kuptojë që ka HIV/AIDS

schedule14:48 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 14:48 - 1 Dhjetor, 2020

Nga Michael Daventry, euronews

Sipas të dhënave të reja të botuara në Ditën Botërore të AIDS,  Europa ka përparuar në çrrënjosjen  e sindromës së mungesës së imunitetit, që mund të ndodhë deri në 2030: megjithatë një nga problemet kryesore është diagonistikimi i vonuar i HIV.

Shifrat tregojnë se diagnozat e reja në BE dhe Zonën Ekonomike Europiane (EEA) kanë rënë me 9% që nga viti 2010. Gjatë së njëjtës periudhë, rastet e AIDS-it kanë rënë me gati një të katërtën.

Shumica dërrmuese e rasteve të reja po shfaqen në vendet e Europës Lindore, veçanërisht në Rusi dhe Ukrainë.

Sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), numri i rasteve të pa diagnostikuara me HIV është në rritje. Në fakt, mund të duhen deri në tre vite para se një europian të diagnostikohet me infeksionin HIV.

“Shumë njerëz në të gjithë kontinentin vuajnë nga diagnostikimi i vonuar (53%), dhe kjo rrit rrezikun e sëmundjes, vdekjes dhe transmetimit të HIV tek të tjerët”, shkruan ECDC.

“Numri i lartë i diagnozave  në Europën Lindore konfirmon se diagnostikimi i vonuar i HIV mbetet një sfidë e madhe.”

Njerëzit që kanë rezultuar  pozitiv dhe që nuk e dinë se janë të infektuar nuk kanë qasje në ilaçet dhe rrezikojnë t’ia transmetojnë virusin të tjerëve pa e ditur atë.

Në vitin 2019, pothuajse 137,000 raste të reja u diagnostikuan vetëm në Europë, 25,000 prej të cilave në vendet e BE-së. Numri më i lartë i rasteve për 100,000 banorë u regjistrua në Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Asnjë kurë, por trajtime efektive

HIV filloi të përhapet  katër dekada më parë dhe vrau miliona njerëz në vitet 1980 dhe 1990. Virusi dëmton qelizat e sistemit imunitar, duke dobësuar aftësinë e njerëzve për të luftuar infeksionet e përditshme.

Kur sistemi imunitar i një personi dëmtohet rëndë, ata zhvillojnë AIDS, një sëmundje që mund të jetë fatale.

Nuk ka shërim për virusin HIV, por trajtimet me ilaçe tani janë jashtëzakonisht efektive dhe bëjnë të mundur që shumica e njerëzve të jetojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, transmeton abcnews.al

Winnie Byanyima, shefe  e programit UN UNIDS, theksoi se është e rëndësishme që bota të mos përsërisë “të njëjtat gabime që ka bërë në luftën kundër HIV” në përgjigjen e saj ndaj Covid-19.

“Edhe sot, më shumë se 12 milion njerëz janë ende duke pritur t’i nënshtrohen trajtimit të HIV, ndërkohë 1.7 milion njerëz janë infektuar me virusin në 2019 sepse nuk mund të merrnin shërbimet thelbësore.”

Një nga qëllimet e UN UNIDS (program i përbashkët i kombeve të bashkuara për HIV / AIDS)  është eliminimi i AIDS-it, si një kërcënim për shëndetin publik, deri në vitin 2030. Sipas Byanima, ata ishin tashmë në rrugën e duhur para  së të shpërthente Covid-19″.

“Ne duhet t’i japim fund padrejtësive shoqërore që i vënë njerëzit në rrezik të infektimit me HIV. Dhe ne duhet të luftojmë për  shëndetin tonë.” Përktheu Sonila Backa/abcnews.al