Një emër që askush nuk e priste, mos ndoshta Ardit Gjebrea zbuloi moderatoren e “Kënga Magjike”

schedule16:39 - 27 Shtator, 2022

schedule 16:39 - 27 Shtator, 2022

Producenti i njohur, Ardit Gjebrea ka publikuar një foto me moderatoren Luana Vjollca në profilin e tij në Instagram. Kjo ka bërë që të nisin aludimet që bukuroshja bionde do të jetë prezantuesja e këtij edicioni në Festivalin Kënga Magjike. Ndonëse, Arditi nuk ka konfirmuar asgjë, komentet kanë qenë të shumta.

Moderatori i ka uruar mirë se ardhjen në Klan Luanës, por përmendja e fjalës “magjike”, ka nxitur thashethemet.

“Mirë se vjen! Duke qënë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë edhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua”, ka shkruae Gjebrea.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Postimin e ka shpërndarë edhe Luana, e cila i drejtohet Arditit me fjalët: “Magjik përherë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!