Një e treta e qytetarëve në Kosovë, nuk besojnë se Covid-19 ekziston

schedule10:30 - 11 Shtator, 2020

schedule 10:30 - 11 Shtator, 2020

Brenda spitaleve të Kosovës, shtretërit po mbushen me pacientë të sëmurë me COVID-19, të cilët për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore humbin jetën.

Por nga ana tjetër jashtë dyerve të spitaleve ka nga ata qytetarë që nuk besojnë ne ekzistencën e koronavirusit.

Sipas një sondazhi të fundit, bëhet me dije se 1/3 e popullsisë në Kosovë beson se pandemia është një mashtrim.

Kosova kohët e fundit është përballur më rritje të shifrave të viktimave, ndërsa edhe sistemi shëndetësor nuk është i vlerësuar si një ndër më të mirët.

Në Prishtinë qytetarë të ndryshëm janë shprehur se në spitale ka mungesë të ilaçeve dhe se për këtë arsye janë detyruar që t’i blejnë për të afërmit e tyre, raporton The Guardian.

Edhe pse shpeshherë institucionet apelojnë që qytetarët të ndërgjegjësohen.

“Mos bëni shaka me këtë. Si mundet dikush të besojë një gënjeshtër  të tillë, se virusi nuk ekziston”, shprehen di disa të tjerë.

Por ka edhe nga ata qytetarë që kanë ndryshuar qëndrim pasi janë infektuar me COVID-19.

“Të them të drejtën, unë besoja se nuk ekzistonte. Por tani pas “ferrit” që kalova, jam i bindur për këtë virus, është shprehur një grua e moshuar, e cila ishte trajtuar me terapi oksigjeni për javë të tjera.

Ndërkohë skeptikë shfaqen thuajse në të gjithë botën, nga Franca në Australi dhe Shtetet e Bashkuara , duke përfshirë Serbinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut.

Ndërkohë sondazhi i realizuar nga kompania “Pyper” bëri me dije se në Kosovë njën e treta e popullsisë nuk besonte se COVID-19 është i vërtetë, ndërsa 61 % janë shprehur se është më pak i rrezikshëm nga sa është raportuar”, tha CEO i kompanisë Ilir Krasniqi, shkruan abcnews.al.

Po ashtu në mes të gushtit, parlamenti në Kosovë miratoi një ligj të veçantë anti-COVID me ndëshkime të ashpra për ato persona që shkelin masat e sigurisë, duke përfshirë një gjobë prej 35-eurosh, për mos-mbajtjen e maskës dhe një gjobë prej 500 euro për shkeljen e urdhrave të izolimit.

Megjithatë Mendim Hoxha, me profesion dizajner në Gjilan, ende nuk është i bindur për ekzistencën e koronavirusit.

“Unë nuk e shoh kërcënimin nga pandemia”, është shprehur ai për AFP, ndërsa shton: “Vdekjet nuk janë shkaktuar nga virusi, por nga probleme të tjera shëndetësore.

Po ashtu Leonard Presheva, një 28-vjeçar banor në Prishtinë, këmbëngul se virusi nuk është më shumë se një gri normal.

“Në fillim ata thanë mbani distancë, vendosni maska dhe doreza. Tani askujt nuk i intereson distanca dhe dorezat, por duan që ne të mbajmë maska”, shprehet ai.

Ka edhe mendime të cilat theksojnë se në një shoqëri ku korrupsioni, paqëndrueshmëria politike kanë humbur besimin e publikut, nuk është çudi që qytetarët të shprehen skeptik.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!