Një ditë pas protestës, Arta Marku shkon në Kryeministri

schedule10:38 - 12 Maj, 2019

schedule 10:38 - 12 Maj, 2019

Një ditë pas protestës së opozitës, kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku ka mbërritur në Kryeministri. Ajo ka shkuar në godinën e qeverisë rreth orës 9:00. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite.

Të shtunën, opozita e bashkuar zhvilloi protestën e saj kombëtare. Tubimi u ndal në tre pika Kryeministri, Parlament dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës. Që prej nisjes së saj, protesta u shoqërua me tensione.

Protestues të ndryshëm hodhën molotov dhe flakadanë në drejtim të godinës së qeverisë dhe për pasojë dera hyrëse e saj u përfshi nga flakët. Gjithashtu edhe pas zhvendosjes tek Kuvendi, tubuesit hodhën molotov, flakadanë dhe fishekzjarre. E njëjta skenë u përsërit edhe tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ndërkohë nga ana tjetër, policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!