Një ditë pas prangave të Metës, Proda takon Dumanin

schedule10:31 - 22 Tetor, 2024

schedule 10:31 - 22 Tetor, 2024

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Proda dhe Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.

Takimi i Prodës me Dumanin, vjen një ditë pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Ish presidenti Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Ai po kthehej me makinë nga Kosova, ndërsa në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!