Një ditë pas Kongresit të PS, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të diele një fotoalbum, krahas të cili ka përcjellë një mesazh. Në postimin e tij, kryetari i PS-së, Rama fton qytetarët që të prishin “gardhet politike” dhe të qëndrojnë të bashkuar si shqiptarë.
“Dhe me këtë fotoalbum nga Kongresi ndryshe i Partisë Socialiste, duke ju ftuar të gjithëve të prishim gardhet partiake e t’i lëmë pas hendeqet politike të bashkuar jo të ndarë, si shqiptarë, si qytetarë e si njerëz të këtij vendi, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Kongresi i PS-së u zhvillua në një format të paaplikuar më parë.
Vendimet e Kongresit
Partia Socialiste shton tre sekretariate të reja, ndërsa objektivi kryesor i punimeve të Kongresit, këtë të shtunë ishte forcimi i partinë në degë për t’i përgatitur ato për zgjedhjet lokale të 2023. Në kongres u vendos të shtohet Sekretari për Çështjet ligjore dhe zgjedhore, në krye të të cilit është Eridian Salianji.
Blerina Gjylameti u vendos të krye të Sekretariatit të Koridnimit Elekotral. Emigacioni do të përfaqësohet më shumë duke emëruar Laert Durajn sekretar. Nuk e kishin surprizë, kryetarët e 61 degëve të Partisë Socialiste iu ndërpre mandati, me të drejtë për t’u rizgjedhur sërish pasi të rihapet procesi. Ky vendim erdhi si reflektim i ndryshimeve statutore, që gjithashtu u miratuan në këtë kongres.
Bazuar në këto ndryshime, në të 61 degët do të krijohet nga një Sekretariat Ekzekutiv, i cili do të bëj lidhjen mes bazën në rrethe dhe qendrës. Është vulosur po ashtu dhe roli i Drejtuesve Politik, duke i sanksionuar ato në statut. U vendos po ashtu që të mblidhet sërish Kongresi i partisë Socialiste në vjeshtë, ku do diskutohet gjerësish puna e të gjithë strukturave të PS.
VENDIMET E KONGRESIT
Votimi i statutit të ri
Ndërprerja e mandatit të 61 kryetarëve të PS
Krijohen 61 Sekretariate Ekzekutive
Rregullohet në statut roli i Drejtuesve Politik
Kongresi do të mblidhet sërish në vjeshtë
/abcnews.al