Një ditë para zgjedhjeve në SHBA/ Sulaj: Sondazhi më i fundit, Harris një përqind më përpara se Trump

schedule18:51 - 4 Nëntor, 2024

schedule 18:51 - 4 Nëntor, 2024

Vetëm një ditë larg zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuar, gara mes Kamala Harris dhe Donald Trump duket se është e fortë.

Në një lidhje me Skype për “Tirana Live”, gazetari Saimir Sulaj tha se të dy kandidatët janë kokë më kokë dhe se sondazhi më i fundit tregonte një përqindje më shumë për Harris krahasur me Trump.

Megjithatë, ai theksoi se janë shtetet e lëkundura ato që do të vendosin për rezultatin përfundimtar.

“Të dy kandidatët janë kokë më kokë, nga sondazhet Harris është 1% më lart se Trump, po kjo është në rang kombëtar.

Në çdo shtet secili kandidat fiton më shumë vota, fiton votat e atij shteti. Ka ditë që është hapur votimi i parakohshëm, dhe ka takime që janë duke u zhvilluar në sheshbetejë. Ndërsa të dy kanë qenë sot në Pensilvalni. Këto janë shtete që në mediat amerikane thuhet me shaka që këto 7-8 shtete zgjedhin presidentin.

Këto janë zgjedhjet e treta që si për ironi është përfshirë Trump, në 2020 Trump nuk e pranoi humbjen dhe më 6 janar 2021 në ditën kur senati do të zyrtarizonte zgjedhjen e presidentit të ri, pati protestë. Aktualisht, është një garë shumë e ngushtë”, u shpreh ndër të tjera gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!