Një ditë pas vdekjes së 52-vjeçarit Preg Gjonaj, situata në spitalin COVID-2, paraqitet e qetë.
52-vjeçari i cili po trajtohej për COVID-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i këtij spitali.
Gazetarja e “ABC News” Ajgena Korbi raportoi se familjaret kanë vijuar të sjellin sendet e domosdoshme për të afërmit e shtruar, ndonëse jo të shumtë në numër.
Ndërkohë disa prej tyre qëndrojnë në pritje për të komunikuar me personelin shëndetësor, për të mësuar më shumë për gjendjen shëndetësore të të afërmve.
Po ashtu dy uniforma blu, vijojnë të qëndrojnë në hyrje të spitalit, për të menaxhuar hyrje-daljet.
Ndërkohe shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë ende janë të larta.
Vetëm ditën e djeshme u raportuan 9 viktima, ndërsa dy javët e fundit shifrat e të infektuarve janë shtuar ndjeshëm.
/abcnews.al/