Një dedikim për Afronën? Mes spekulimeve se është ndarë, Blero i këndon dashurisë së humbur

schedule07:17 - 24 Qershor, 2022

schedule 07:17 - 24 Qershor, 2022

Blero ka vendosur që të qëndrojë në heshtje sa i përket raportit me Afrona Dikën, me të cilën u martua në shtator të vitit 2019. Këngëtari po përflitet prej disa javësh se i ka dhënë fund martesës me modelen shqiptare që jeton në Zvicër por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Megjithatë, ka shumë detaje që “flasin” për një ndarje mes tyre. Për më tepër, Afrona është shfaqur së fundmi pa unazën e martesës që dikur e ekspozonte me krenari në rrjete sociale. Së fundmi, Blero ka publikuar dhe këngën e re që duket si një dedikim ndaj saj.

Kënga mban titullin “N’heshtje” dhe ndjekësit janë të bindur se bëhet fjalë për një dedikim për Afronën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!