Një burrë shumë i rëndësishëm i jetës së Jorida Tabakut, e bëri atë të përlotet

schedule22:35 - 21 Prill, 2021

schedule 22:35 - 21 Prill, 2021

Nuk mund të kalonte pa emocione edhe kjo puntatë e “E ardhmja është vajzë” nga Ermira Çausholli në ekranin e ABC. Të ftuarat e kësaj të mërkure ishin politikania Jorida Tabaku dhe shkrimtarja Flutura Açka. Një nga rubrikat që ka falur gjithnjë emocione gjatë gjithë sezonit është padyshim “Cili je ti more burrë”, ashtu sikurse ka ndodhur edhe sonte, ku dy të ftuarat kanë rrëfyer momente që kanë lënë gjurmë ne jetët e tyre.

Gjyshërit janë padyshim pika e dobët e gjithsecilit prej nesh dhe kur ata mungojnë bëhet edhe më e vështirë për të patur një shpatull që mund ta vesh kokën pa frikë gjithmonë. Pikërisht për gjyshin e saj foli Jorida Tabaku e cila u përlot në studio. “Unë nuk e konceptoja se ishte hera e parë që ndodhte në familjen tonë. Isha e vogël dhe nuk e konceptoja se mund të na ndodhte ne.

Thoja “Mund t’i ndodhë kujtdo tjetër, përveç nesh.” Ti e përjashton veten, ashtu si dikur mosha 60-70 vjeç më dukej shumë e vjetër, tani që kam prindërit në atë moshë them “Uuu sa i ri”. Çdo gjë është relative derisa të ndodh ty. Duhet gjithkush të përpiqet të shpenzojë kohë me familjen, me njerëzit e dashur. Koha nuk kthehet, është e vetmja gjë që nuk kthehet, çdo gjë tjetër mund të rikuperohet.”, tha Jorida. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!