Një burrë përballet me krokodilin për të shpëtuar qenin e tij

schedule09:34 - 18 Gusht, 2021

schedule 09:34 - 18 Gusht, 2021

Një burrë në Karolinën e Jugut ka vërtetuar se mund të bëjë gjithçka për të mbrojtur qenin e tij.

Bruce Savage ka luftuar me një krokodil të mërkurën në mëngjes derisa kishte dalë në ecje me qenushen e tij Hannah.

“Është shumë lagje e sigurt. Ne e kemi ditur për krokodilët”, u shpreh ai.

Ai tregoi se kur u kthye nga ecja, e pa zinxhirin e Hannahs duke u tërhequr rreth ujit. Ky është momenti kur Savage u përball me krokodilin për të shpëtuar qenin e tij.

“E gjithë ngjarja ishte rreth 60 sekonda. Nuk dëgjoja asgjë, i gjithë sistemi ishte ndalur. E dëgjoja vetëm zërin tim duke e thirrur emrin e qenit. Isha në vendin dhe kohën e gabuar”, tha ai.

Savage e kishte nxjerrë qenueshen nga goja e krokodilit, derisa ajo humbi bishtin gjatë përballjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!