Një burrë misterioz u filmua duke bërë veprime të çuditshme natën e tërmetit të frikshëm në Turqi

schedule10:08 - 28 Janar, 2020

schedule 10:08 - 28 Janar, 2020

Një person i paidentifikuar ende nga autoritetet turke dyshohet se ka shpuar gomat e 160 makinave në zonën e Diyarbakërit gjatë natës që ra tërmeti shkatërrues në këtë vend.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet kur një burrë shëtit në rrugë dhe godet gomat e makinave me thikë duke i shpuar ato.

Autoritetet nuk kanë identifikuar ende autorin dhe nuk dinë shkaqet që e shtynë atë drejt këtij veprimi, raporton abcnews.al.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=33&v=sKj34W19m-0&feature=emb_title

Ky veprim ka nervozuar tej mase pronarët e veturave që e cilësuan si skandaloz, në veçanti në natën kur i tërë vendi ishte në shok pas tërmetit vdekjeprurës, dhe për këtë kanë kërkuar nga autoritetet ta kapin sa më shpejtë të jetë e mundur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!