Dinamo ia doli të qëndronte në Kategorinë e Parë dhe sezonin e ardhshëm do të jetë një ndër kandidatët kryesorë për kalimin në Superiore, aty ku mungon prej vitesh.
18-herë kampionët e Shqipërisë kanë prezantuar një sulmues nga Brazili. Ai është Welber Almeida Santos dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Burrelit, ekip në të cilin shënoi tre gola në 15 ndeshje.
View this post on Instagram
26-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën kryeqytetase, teksa presidenca italiane pritet të kryeje goditje të tjera në merkato. /abcnews.al