Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një “bishë” e blinduar dhe 14 makina luksoze i kalojnë policisë pas bllokimit në rrugët e vendit

schedule15:05 - 21 Mars, 2022

schedule 15:05 - 21 Mars, 2022

Policia e Shtetit është bërë me 15 makina të reja luksoze. Bëhet e ditur se këto makina janë të sekuestruara gjatë operacioneve policore për goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Tashmë ato do të përdoren nga policia, ndërsa njoftohet se njëra prej tyre është e blinduar. Makinat raportohet se janë konfiskuar gjatë 5 muajve të fundit.

Njoftimi i policisë:

Kjo dëshmon vendosmërinë e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit, duke siguruar që çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme, pas konfiskimit, do të vendoset në përdorim të Policisë së Shtetit, në shërbim të qytetarëve, për më shumë rend dhe siguri.

Njëri prej këtyre automjeteve i ka kaluar Drejtorisë së Policisë Rrugore, automjet i shpejtë që do t’u vijë në ndihmë shërbimeve të Policisë Rrugore, bashkë me mjetet inteligjente dhe logjistikën bashkëkohore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërsa automjetet e tjera të sekuestruara u kanë kaluar strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, që kanë specifika të veçanta shërbimi.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, për të luftuar me vendosmëri krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe për të sekuestruar pasuritë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!