Një baba i përkushtuar, Arbana Osmani ndan videon e ëmbël të Eduartit me të birin

schedule17:21 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 17:21 - 17 Dhjetor, 2020

Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë pak javë më parë. Moderatorja e mirënjohur mirëpriti një djalë me partnerin Eduart Grishaj. Shpeshherë ka ndarë momente me të voglin e saj në rrjete sociale, por duke mos zbuluar portretin e tij.

Pak minuta më parë, Arbana ka ndarë një video të ëmbël ku shihet Eduarti duke përqafuar dhe mbajtur në krah të voglin e tyre. Dyshja mirëpritën Diellin me 19 Tetor. “Një Diell i vogël na shndriti sot. Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua!”, shkroi Arbana. /abcnews.al