Një australiane shpëton koalën nga zjarri

schedule14:34 - 20 Nëntor, 2019

schedule 14:34 - 20 Nëntor, 2019

Një australiane ka vrapuar drejt flakëve për të shpëtuar një koala që po digjej.

Fotot e bëra virale në mediat sociale tregojnë gruan që rrezikon jetën e saj për të shpëtuar koalën.

Koala po qëndronte në një pemë në pyjet e përfshira nga flakët në Long Flat, New South Wales, para se të merrej nga gruaja, e identifikuar si Toni.

Koala dëgjohet duke qarë teksa mbështillet me këmishën e gruas. Më pas ajo vendoset në një batanije dhe i jepet ujë.

Toni tha për mediat se do kujdesej vetë për kafshën e dëmtuar nga zjarri dhe e dërgoi në spitalin Port Macquarie Koala Hospital./abcnews.al