Një anije me emigrantë në Salerno, në bord 26 trupa të pajetë

schedule12:04 - 5 Nëntor, 2017

schedule 12:04 - 5 Nëntor, 2017

Një anije me në bord më shumë se 400 emigrantë është ankoruar në Salerno. Autoritetet italiane gjetën 26 trupa të pajetë, të gjitha gra. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse gratë janë vrarë apo kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Tragjedia e rradhës në det për sa i përket fenomenit të flukseve të emigrantëve. Në portin e Salernos në Itali është ankoruar një anije me në bord rreth 400 emigrantë si dhe me 26 trupa të pajetë, të gjitha gra. Prefekti i Salernos Salvatore Malfi e cilësoi si një tragjedi njerëzore dhe se prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për vrasje. Prokurori do të inspektojë bordin e anijes me mjekët ligjorë për të përcaktuar nëse duhen bërë autopsitë.

Në bordin e anijes ndodheshin dhe 21 fëmijë nën 9 vjeë, pesë të moshës 15 vjeç dhe 26 adoleshentë më të mëdhenj se 15 vjeç. Nëntë gra të tjera të shpëtuara ishin shtatzënë.
Anija spanjolle “Cantabria”, e ankoruar në Molin 3 janar, ka nxjerrë disa trupa të pajetë në mesdhe ku dy ditë më parë u mbyt një gomone të drejtuar për në brigjet italiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!