Një anglez dhe një italian, Mourinho tregon lojtarët e preferuar të Euro 2020

schedule15:33 - 14 Korrik, 2021

schedule 15:33 - 14 Korrik, 2021

Jose Mourinho ishte një ndjekësh shumë i vëmendshëm i Euro 2020 dhe tashmë pas përfundimit të tij, trajneri i Romës tregon lojtarët më të mirë në Europian sipas tij. Trajneri, ashtu si UEFA, veçon Donnarumman si dhe i ka pëlqyer shumë Walker te Anglia.

“Më i miri i Euro 2020? Unë gjithmonë me gjykimin tim zgjedh një fitues si lojtari më i mirë dhe këtë vit pajtohem me UEFA-n se Donnarumma ishte më i miri. Ai nuk bëri asnjë gabim të vetëm dhe bëri pritjet, që i dhanë trofeun Italisë.

 

Te Anglia Walker ishte fenomenal nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Nuk mbaj mend një duel të humbur të tij. Ai krijoi besim të madh në të gjithë vijën mbrojtëse të Anglisë”, tha Mourinho. /abcnews.al