Një amvisë si Suela Demiri, gazetarja rrëfen arsyen që do të hiqte dorë nga lajmet

schedule11:54 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 11:54 - 25 Dhjetor, 2020

Në këtë ditë Krishtlindjesh e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte gazetarja e “ABC” Suela Demiri.

Ndërsa realizoi disa receta të shijshme, Suela ndau me moderatorin Alban Musa disa momente nga rrugëtimi i saj në ekran.

Mes batutave të shkëmbyera në studio, gazetarja rrëfeu edhe një detaj të veçantë, vendimin që e bëri atë të hiqte dorë nga emisionet për fëmijë për t’ju përkushtuar lajmeve.

Me emocionin që i duket qartazi, Demiri shprehet se i mungon emisioni, fëmijët si edhe pafajësia e tyre, por thotë se mendimi apo ndjesia se mund të dukej gjithmonë “e vogël” pra (fëmijë), ishte një shtysë për rrugëtimin drejt lajmeve.

“Unë bëja gjithmonë emisione me fëmijë dhe vërtet më pëlqenin jashtëzakonisht shumë. Por më dukej vetja sikur do mbetesha gjithmonë e vogël në një ambient me pafajësinë e fëmijëve. Dhe që të më merrnin seriozisht thashë atëherë do të bëj dhe unë lajme sepse dua të ndihem më e rritur. Dhe kështu fillova edicionin e lajmeve“, u shpreh gazetarja.

Gjatë bisedës me moderatorin, Demiri thotë se i mungojnë emisionet me fëmijë, duke theksuar se programe të tilla i duhen ekraneve shqiptare: “Më ka marrë malli shumë, do të doja të rikthehesha. Po, sepse fëmijët i dua kaq shumë dhe më shkojnë. Për programe të tilla ka nevojë sepse në ekranet tona mungojnë emisionet e mira për fëmijë. Ka përpjekje dhe kanë filluar, por duhet më tepër.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!