Një 69 vjeçar ka humbur jetën në Himarë si pasojë e problemeve shëndetësore që I janë shfaqur menjëherë pas futjes në ujë.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në plazhin e Qeparos, ku 69 vjeçarja, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.
Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.