Një 40-vjeçar i kërkuar për vrasje u arrestua nga Policia në Shkodër. Gjatë operacionit “Gjurmimi” pas marrjes së informacionit në rrugë operative, u bë e mundur prangosja e Ilir Bajramit, banues në Shkodër.
Gjykata e Shkodrës më 11 Prill 2017, ka njohur vendimin e autoriteteve të drejtësisë greke, sipas të cilit, Ilir Bajrami është dënuar me 25 vite burg, për vrasjen e një shtetasi grek më 15 Gusht 2001 në Athinë./abcnews.al