Një 40-vjeçar gjendet i pajetë poshtë një pallati në Greqi, dyshimet e para

schedule10:35 - 7 Gusht, 2023

schedule 10:35 - 7 Gusht, 2023

Një ngjarje e rëndë si nëpër filma ka ndodhur në Greqi ku një 40 vjeçar është gjetur I pajetë poshtë banesës ku jetonte në Nikosia.

Meduat vendase shkruajnë se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar një 38-vjeçar, shoku i tij i dhomës.

Kotlis ishte larguar nga banesa me partneren e tij, por sipas dëshmive ishte kthyer në banesë pasi kishte harruar gjërat e tij. Por siç kanë dëshmuar banorët e pallatit, ata kanë dëgjuar zëra dhe debate të forta. 40-vjeçari është gjetur i mbuluar me gjak, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të 3.

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se është shtyrë nga 38-vjeçari iranian i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje, edhe pse ai ka mohuar akuzat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!