Një 18-vjeçar shqiptar është sëmurur disa javë para pacientit 1 në Itali. Mediat italiane shkruajnë se Xhoni Mustafaraj u infektua me koronavirus 3 javë para Mattias, nga Codogno, i cili njihet si “pacienti 1”.
Shqiptari Xhoni Mustafaraj, 18 vjeç, një futbollist profesionist i kategorisë C që jeton në San Martino në Strada, në provincën e Lodi, me prindërit e tij, më 2 shkurt kishte të gjitha simptomat e Covid-19: ethe, vështirësi në frymëmarrje, humbja e shijes dhe aromës etj.
Për emisionin investigativ “Le Iene” ai ka rrëfyer historinë e sëmundjes së tij.
I riu u shtrua menjëherë në spital dhe qëndroi 2 javë me maskën e oksigjenit, në kujdesin intensiv. Pastaj, nga 13 deri në 26 shkurt, ai u transferua në nefrologji dhe dializë.
Për 3 javë Xhoni u kurua në spitalin e Lodit dhe nuk u diagonostikua për Covid 19, pasi nuk iu bë asnjë tampon sepse ishte ende herë e askush nuk kishte informacion mbi koronavirusin.
Zyrtarisht për autoritetet italiane pacienti 1 me Covid 19 identifikuar në komunën Codogno, konkretisht 31-vjeçari Mattia Maestri.
Por investigimi i bërë nga gazetarët e “Le Iene” dëshmojnë se në zonën e kuqe të Lombardisë, në territorin e provincës së Lodit, mund të ketë pasur raste të tjera para Mattias të prekur nga koronavirus. I tillë është rasti i të riut shqiptar Xhoni Mustafaraj.
18-vjeçari rrëfen se iu deshën 2 muaj të rimarrë veten, e humbi mbi 10 kilogramë në peshë, por ja doli të shërohej. Xhoni dyshon fort se sëmundja e tij ishte rrjedhë e infektimit nga koronavirusi por që nuk iu vërtetua pasi nuk ishte shpallur ende emergjenca e virusit. “Qe e vështirë”, kujton Xhoni sidomos ditët në terapinë intesive.
Më 20 maj, ai ka kryer testin sieorologjik i cili ka konfirmuar se është negativ nga koronavirusi, por që trupi i tij ka formuar antikorpe që dëshmojnë se ka qenë i infektuar nga Covid-19.
“Rezulton se unë jam tani negativ për koronavirusin, por që kam zhvilluar antitrupat”, ka thënë i riu shqiptar. /abcnews.al