Nivica në projektin “100 fshtrat”, Rama: Pikë referimi për zhvillimin rural

schedule14:43 - 25 Shtator, 2018

schedule 14:43 - 25 Shtator, 2018

Programi “100 fshatrat” synon të krijojë në fshatin 2400-vjeçar të Nivicës, një pikë të fortë referimi për zhvillimin rural.Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit kombëtar të fokusuar në zhvillimin e agroturizmit.

Nivica është një dër 100 fshatrat e përzgjedhur për t’i dhënë dimension të ri zonave rurale. Por përtej potencialeve që ofron ky fshat, kryeministri Edi Rama tregoi se çfarë synon të ofrojë programi kombëtar i 100 fshatrave në Nivicë.

“Në këtë fshat 2400 vjeçar që karakterizohet nga një natyrë e mrekullueshme dhe me një biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe nga një mikëpritje shembullore, mikëpritje me nam, ne jemi të bindur që do krijojmë një pikë të fortë referimi për zhvillimin rural”, tha Rama.

Ndryshe nga prezantimet e tjera, në Nivicë u zbuluan edhe ideatorët e këtij projekti, një prej të cilëve është me origjinë nga ky fshat i jugut të Shqipërisë.

“Unë dhe miku im Shkreli, të cilët i falenderoj shumë për mbështetjen e tij, Ahmetaj që në atë kohë na mbështeti me fonde, menduam që mund të bënim diçka, pra të rkijonim një produkt të ri turistik, i cili bashkon detin me malin”, u shpreh Tare.

Me rilindjen urbane Nivica ka mundësi të vizitohet nga të huajt tha Auron Tare.

Një formë e re për zhvilluar zonat rurale është nëpërmjet binjakëzimit me fshatra nga vende të ndryshme të evropës. Kjo është edhe arsyeja pse në këtë prezantim ishin të pranishëm shumë nga ambasadorët e akredituar në vendin  tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!