Niveli i euros “normalitet i ri”/ Ekspertët ndikim në dobësimin e euros, fluksi i turistëve dhe remitancat

schedule14:46 - 19 Gusht, 2024

schedule 14:46 - 19 Gusht, 2024

Leku vijon të fitojë pikë kundrejt monedhës europiane e cila e ka nisur javën me dobësim. Në bazë të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet me 99,71 lekë një ndër nivelet më të ulëta të regjistruara në vend. Ekspertët e shpjegojnë këtë fenomen me  fluksin e larte turistik që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti por edhe me remitancat. Të dhënat konfirmojnë se për periudhën janar-korrik Shqipëria priti 6.3 milionë turistë.

Niveli i euros përballë lekut do të jetë një normalitet i ri në kursin e këmbimit dhe nuk parashikohet që të ketë një forcim të monedhës europiane ndaj lekut.

Dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak. Përfitime nga një lek i fortë përballë euros ka edhe qeveria pasi paguan më pak kosto për boxhin e jashtëm. Ata që dëmtohen direkt janë eksportuesit pasi i shesin mallrat në euro duke marrë më pak fitime.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!