Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nismë Kosovë-Shqipëri-Kroaci”/ Propozimi i Ramadanit: Të ndërtohet mbrojtje ballkanike, një “ombrellë” që synon paqen dhe sigurinë në rajon

schedule17:42 - 3 Mars, 2025

schedule 17:42 - 3 Mars, 2025

Burim Ramadani, ish kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë thotë se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia duhet të ndërmarrin hapa për ndërtimin e asaj që ai e quan “Mbrojtja e Mençur Ballkanike”.

Për emisionin “Ballkan Update”, ai tha se një ide e tillë synon ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta me qëllim paqen dhe sigurinë në rajon. Sipas tij, një iniciativë e tillë i ofron mundësi Kosovës që të tregojë kapacitetet e veta dhe orientimin demokratik, që do ta çonte më afër anëtarësimit në NATO.

“Besoj që zgjidhja më e mirë dhe e sigurt që është që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në NATO dhe Kosova të ketë rrugë të përshpejtuar të anëtarësimit në NATO, që të rrumbullaksojë aspektin e sigurisë dhe temat politike të trajtohen në dimensione politike dhe diplomatike. Është e domosdoshme që të ndërtohet një koncept që të përafronte dhe në aspektin operacional dhe veprimit të përbashkët shtetet demokratike ballkanike, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, që të quhet mbrojtja e mençur ballkanike, një iniciativë që nuk e zëvendëson synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Por është e domosdoshme që shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe për shkak të traditës së bashkëpunimit popullor dhe politik e institucional të ndërtojnë këtë mbrojtje ballkanike si veprime të përbashkëta dhe reagues të parë të situatave të krizave në Ballkan, jo domosdoshmërisht për luftëra, por kriza të refugjatëve. Si reagues i parë të jetë kjo treshe e shteteve derisa reaguesi i dytë të jenë SHBA dhe NATO në tërësi. Kjo do të ishte iniciativë pro aktive që ofron mundësi Kosovës që të dëshmojë kapacitetet e veta dhe orientimin demokratik po mbi të gjithë i ofron Ballkanit Perëndimor një ombrellë demokratike që synojnë paqen dhe sigurinë në rajon”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!