Nisma unike në Gjermani, Borussia Dortmund shpërblen “besnikët” verdhezi

schedule19:40 - 23 Qershor, 2021

schedule 19:40 - 23 Qershor, 2021

Borussia Dortmund është një nga klubet më të veçanta në botë. Edhe tifozeria verdhezi nuk mbetet pas, duke qenë një nga më besnikët dhe të zjarrta. Drejtuesit e klubit gjerman kanë marrë një inciativë të bukur.

Tifozët e abonuar në “Signal Iduna Park” do të kenë mundësi të lëvizin falas në ditët e ndeshjeve. Dortmund ka vendosur trena për të gjithë nga rajoni i Nordrhein-Westfalen, duke zgjeruar gamën e të ashtuquajturës “KombiTicket“.

Bileta e abonimit do t’u lejojë tifozëve të “çmendur” verdhezi të udhëtojnë falas me tren në të gjithë rajonin gjatë ditëve të ndeshjeve shtëpiake.

Zyrtari i Dortmund,  Carsten Cramer e ka komentuar në këtë mënyrë këtë iniciativë. “Nga njëra anë, shtrirja e KombiTicket në të gjithë rajonin është sigurisht një shërbim për tifozët që jetojnë jashtë zonës Rhine-Ruhr.

Por, gjithashtu aspekti i mbështetjesë është veçanërisht i rëndësishëm nga këndvështrimi ynë. Sa më komod, më i lirë dhe më tërheqës do të jetë udhëtimi me transport publik, aq më shumë tifozë do të jenë të prirur të braktisin makinat e tyre“, deklaroi Cramer. /abcnews.al