Nisma Qytetare në Serbi ka bërë thirrje për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Nisma Qytetare tha se ndihma mund të jepet personalisht në restorantin në Braće Nedić 7 të shtunën, më 7 dhjetor nga ora 19:00.
Nisma sqaron se donacioni do të bëhet përmes platformës së dhurimit donacije. rs. “Me ndihmë modeste por konkrete, ne duam të tregojmë miqësinë tonë të sinqertë me familjet e prekura nga tërmeti të cilat janë në një situatë të vështirë.
Duke kujtuar tragjeditë që kaloi Serbia nga përmbytjet katastrofike të vitit 2014 dhe tërmetit të vitit 2010 në Kraljevo, por edhe solidaritetin dhe ndihmën që na është dhënë në ato moment nga të gjitha vendet e rajonit shprehim solidaritetin me këto familje, thuhet në deklaratë./abcnews.al