Nisma për zbulimin e kompanive “Guackë”, Fagu: Penalitete për bizneset që nuk deklarojnë aksionerët

schedule19:30 - 6 Nëntor, 2019

schedule 19:30 - 6 Nëntor, 2019

Administrata në Shqipëri vijon përpjekjet për të çuar përpara nismën për zbulimin e kompanive Guackë, nëpërmjet monitorimit të deklarimeve nga ana e bizneseve, të aksioneve që posedojnë. Drejtoresha e këtij institucioni Pranvera Fagu, deklaroi se pretendimet e Konfindustrisë së nisma është ndërprerë, nuk qëndrojnë, ndërsa foli për penalitetet ndaj bizneseve që nuk zbatojnë detyrimet ligjore.

Qeveria shqiptare ka parashikuar penalitete për të gjithë ato biznese që nuk deklarojnë në mënyrë të detajuar detyrimin për deklarimin brenda afateve, të pronarëve Përfitues.  Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Biznesit Pranvera Fagu, në një intervistë për “ABC News” shpjegon masat që po ndërmerren pas rekomandimeve të dala nga paketa “Moneyval”, që ka për qëllim identifikimin e kompanive guackë në Shqipëri.

Në këtë mënyrë, Fagu shprehet se pretendimet e para pak ditëve nga Konfindustria se nisma është ndërprerë, nuk qëndrojnë, duke argumentuar konkretisht masat e marra për të çuar përpara këtë nismë.

Në deklaratën e para pak ditëve, administrator i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shprehte shqetësimin për ndërprerjen sipas tij, pa asnjë shpjegim publik të nismës ligjore për zbulimin e pronarëve të vërtetë të kompanive të ashtuquajtuara “guacka” të regjistruara në parajsa fiskale, që veprojnë në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!