“Nisma për PD vijon të ekzistojnë”, Kulluri: S’e përjashtoj bashkëpunimin me Berishën

schedule23:44 - 28 Shtator, 2021

schedule 23:44 - 28 Shtator, 2021

Edvin Kulluri, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Log” në ABC është shprehur se Grupimi për Partinë Demokratike vijon të ekzistojë. Ai sqaroi se ky grupim e mbështet diskursin e mbajtur nga lideri historik i PD-së Sali Berisha pasi, sipas tij, vendimi i fundit i kreut Lulzim Basha ishte i disati i marrë në mënyrë personale.

“Deklaratat i kemi pasur publike. Sali Berisha e mbajti qëndrimin e tij të parë, e mbështesim diskursin e tij meqë ka të drejtë sepse ky vendim i fundit ishte i distati i Bashës, personal në kushtet e shkeljes së statutit. Bazuar në principet tona, vendimi për Berishën duhej të merrej në kryesi të Partisë..”

Po ashtu, Kulluri tha se në sallën ku Fatbardh Kadilli prezantoi nismën e tij të re “Iniciativa Demokratike”, ndodheshin edhe dy-tre veta që mbledhin vota për Sali Berishën.

“Por, nuk është çështja këtu. Nëse parimet tona përputhen me aksionin e Berishës, nuk e përjashtoj bashkëpunimin. Të jemi realistë, fuqia karizmatike e Berishës është fakt i padiskutueshëm në parti. Ato salla që mbush Berisha, ne i kemi mbushur me 50-110 vetë.”

Gjendja e PD tani

Por çfarë duhet të bëjë Berisha që të ketë edhe mbështetjen e plotë të Kullurit? Ai thotë se nuk sheh qartësi 100 për qind në diskursin e ish-kryeministrit.

“Nëse Berisha thotë gjera të drejta nuk shoh se duhet të pozicionohem kundër tij. Unë nuk kam shkuar, por nuk shoh qartësi 100 për qind nga parimet politike që kam..”  /abcnews.al/