“Studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë”. Është kjo nisma e kësaj jave e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në vendin tonë. Në njoftimin saj në rrjete sociale ambasada thekson se: “Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.
Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2PrTSlC #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit. /abcnews.al