Nisma e veçantë e klubit turk, kërkon ndihmën e tifozëve për të blerë Ozil

schedule15:59 - 22 Qershor, 2020

schedule 15:59 - 22 Qershor, 2020

Mesut Ozil është objektivi i madh i Fenerbahce. Klubi i famshëm turk, po tenton të sigurojë shërbimet e fantazistit të Arsenalit dhe ka kërkuar ndihmën e tifozëve për të realizuar këtë operacion.

31-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me “Topçinjtë”, teksa është lojtari me rrogën më të madhe në skuadër. Kemal Danabas, anëtar i bordit drejtues të Fenerbahces, është personi që ka menduar gjithçka, teksa Arsenal kërkon rreth 6 milion euro për ta lënë të lirë Ozil.

TMW raporton se projekti parashikon dërgimin e mesazheve nga tifozët e zjarrtë turq. Vetëm tre euro do të kushtojë një mesazh i dërguar dhe Danabas pretendon të arrihet shumë shpejt shifra e 1 milion mesazheve. Diçka e tillë përkthehet 3 milion euro.

Nëse arrihet ky objektiv, klubi do të shtojë edhe 3 milion euro të tjera për të siguruar akordin me klubin anglez. Tifozët i intrigon diçka e tillë dhe kanë nisur nga puna, me objektiv ndihmën e klubit të zemrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!