Në fundjavë fillon sezonin 2021/2022 në Bundesliga. Freiburg zhvillon ndeshjen e parë jashtë fushe. Ish-ekipi i Amir Abrashit do të përballet të shtunën me Arminia Bielefeld (14 gusht, 15:30), sfidë nga e cila do tentojë të mos dalë pa pikë.
Autoritetet shtetërore gjermane kanë vendosur mbushjen e stadiumeve me kapacitet 50%, teksa numri maksimal i tifozëve që do të ndjekin nga afër ekipet e zemrës në një stadiumin nuk duhet të kalojë shifrën 25 mijë.
Ärmel hoch und SC-Impftickets sichern! ??
Wer sich von 13. bis 15. August in der Messe Freiburg (ohne Termin) einer Erstimpfung unterzieht, erhält eine von insgesamt 1100 Freikarten für ein ausgewähltes BL-Heimspiel im neuen Stadion.
? https://t.co/HdSLpT15aA#dranbleibenBW
— SC Freiburg (@scfreiburg) August 10, 2021
Drejtuesit e Freiburg kanë vendosur të inkurajojnë tifozët e tyrë që të bëjnë vaksinën. Klubi gjerman ofron 1100 bileta falas (për një ndeshje shtëpiake) për tifozët që do të vaksinohen nga e premtja deri të dielën. /abcnews.al