“One tre Planted” do të mbjellë një numër të konsiderueshëm pemësh, por e gjitha varet nga Arsenali. Hector Bellerin, mbrojtësi i Topçinjve, ka vendosur të mbjellë 3000 pemë për çdo fitore që skuadra londineze do të marrë deri në fund të këtij sezoni.
“Për çdo ndeshje që Arsenal do të fitojë këtë sezon, unë do të mbjell 3 mijë pemë për të ndihmuar në luftën kundër emetimit të dyoksidit të karbonit në atmosferë”, shkruan Bellerin mes të tjerash në postimin e bërë në Twitter.
Janë edhe 11 ndeshjet që Arsenal duhet të luajë dhe shumëkush do të lutet që të fitojë sa më shumë ndeshje, në mënyrë që edhe numri i pemëve të mbjella të jetë sa më i madh. Bellerin ka nisur edhe një fushatë për mbledhjen e fondeve. Pemët do të mbillen në Arizona, në Brazil. /abcnews.al
For every @Arsenal game we win this season I will plant 3,000 trees to help combat the carbon emissions issues we have. Follow the link to learn more on how you can get involved by planting a tree with me @onetreeplanted ?https://t.co/mQSqqGc7R5 pic.twitter.com/d0J9OGa1jO
— Héctor Bellerín (@HectorBellerin) June 17, 2020