Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Xhefahire Izmaku, kandidate për deputete e partisë” NISMA”, foli për situatën në Kosovë dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Gjatë intervistës u shpreh se situata politike në Kosovë është e përçarë dhe se kjo nuk i shërben vendit. Izmaku shtoi se është shumë e rëndësishme që NISMA të jetë pjesë e Parlamentit.
“Nisma ka pasur një elektorat të qëndrueshëm. Populli jonë është shumë politik dhe e kupton shumë mirë përmbajtjen. Kupton edhe përpjekjet e zotit Limaj në përpjekje për të krijuar institucionet. Nuk ka pasur një përçarje më të madhe të politikës se sa aktualisht në Kosovë. Zoti Limaj është përpjekur që të krijojë një situatë ndryshe, lideri Limaj është zëri i arsyes. Është shumë e rëndësishme që NISMA të jetë pjesë e parlamentit sepse krijon diferencën”, tha ajo.

