Nisma, Balluku: Nevojitet plan veprimi për të parandaluar rreziqet nga furnizimi me gaz dhe emergjenca

schedule13:10 - 24 Qershor, 2021

schedule 13:10 - 24 Qershor, 2021

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku prezantoi në Kuvend nismën për furnizim me gaz jo natyror që përmban dy pika, atë të planit të veprimit dhe emergjencës në rast të ndërprerjes së furnizimit.

Balluku u shpreh se siguria e furnizimit me gaz është prej kohësh një prej politikave globale më të ndjeshme.

“Kemi punuar për hartimin dhe përmbushjen e legjislacionit. Nevoja për përditësim është e domosdoshme. Ndryshimet që propozojmë kanë element të rinj për sigurinë në furnizimin me gaz natyror.  Siguria e furnizimit me gaz është prej kohësh një prej politikave globale më të ndjeshme.

Thelbi i kësaj rregullore është hartimi i një plan veprimi parandalues dhe një plan veprimi për përballimin e pasojave.  Masat që duhet të merrem për situate emergjente do hartohen nga dy plane. I pari është plan veprimi parandalues për të parandaluar rreziqet në furnizimin me gaz natyror. Plani i dytë është ai i emergjencës me masat që duhen marrë në rast ndërprerje të furnizimit me gaz”, u shpreh Balluku. m.v/abcnews.al