Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë një mesazh një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke kërkuar ndërgjegjësimin e të gjithëve për të respektuar masat anti-Covid.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja e cilëson ditën e nesërme një sfidë për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje.
“Bëhu super hero, mbaj maskën Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e COVID19
Secili mund të japë një dorë për shkolla të sigurta.
Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një akesesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë”, shkruan ajo./m.v. abcnews.al