Nisin testet në njerëz për terapinë me antitrupa, mund të shërojë ose parandalojë Covid-19

schedule15:55 - 1 Qershor, 2020

schedule 15:55 - 1 Qershor, 2020

Kompania farmaceutike Eli Lilly and Company ka deklaruar se kanë nisur testet e para në njerëz për një terapi me antitrupa për të trajtuar koronavirusin e ri.

Nëse testet në njerëz rezultojnë me rezultate pozitive, terapia në fjalë mund të jetë gati nga vjeshta, njoftoi kompania.

Pacientët e parë që do ta marrin ndodhen në spitalet Cedars-Sinai në Los Angeles, Shkollën e Mjekësisë Grossman në New York dhe Universiteti Emory në Atlanta. Ndërsa, rezultatet pritet që të jenë gati nga fundi i korrikut.

Shkencëtarët nga ekipi që po merret me terapinë në fjalë kanë marrë një kampion gjaku nga një prej pacientëve të parë në SHBA që është shëruar nga koronavirusi. Më pas ata bënë kërkime mes miliona qelizave për të gjetur me qindra antitrupa.

Antitrupat janë proteina që trupi juaj i krijon për të luftuar një infeksione ose toksina. Shkencëtarët zgjodhën antitrupat për të cilët menduan se do të neutralizonin më së miri virusin e ri korona. Në laborator, antitrupi dukej se neutralizonte virusin, tha Lilly. Megjithatë, këto rezultate nuk janë publikuar ende.

Faza e parë e këtij testi do të përfshijë pacientët që ndodhen në spital, për të parë nëse është i sigurt dhe nëse tolerohet mirë. Nëse po, fazat e tjera parashikojnë zgjedhimin e përdorimit tek pacientë të tjerë me Covid-19 që nuk janë të shtruar në spital dhe një studim tjetër do të shohë nëse terapia mund të funksionojë për parandalimin e sëmundjes. /abcnews.al/