Nisin testet e shpejta për Covid-19 në të gjithë vendin

schedule16:54 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 16:54 - 11 Dhjetor, 2020

Testet e shpejta për COVID-19 kanë nisur të aplikohen në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamje nga njësia vendore në Durrës ku kryhet ky lloj testi ndërsa deklaron se po punohet për të pasur në kohë vaksinën për grupet e rrezikuara.

“Ministrja Ogerta Manastirliu me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, ku ka nisur, si në të gjithë vendin, kryerja e testimit të shpejtë falas, duke rritur aksesin në testimin në kohë reale dhe të sigurt  Forcojmë kapacitetet për përballimin e epidemisë, teksa vijojmë përpjekjet për të patur në kohë vaksinën antiCOVID për grupet e rrezikuara”, shkruan Rama.

Testet e shpejta për COVID-19 kanë nisur të aplikohen në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamje nga njësia vendore në Durrës ku kryhet ky lloj testi ndërsa deklaron se po punohet për të pasur në kohë vaksinën për grupet e rrezikuara.  /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!