Nisin reshjet e borës, mësoni si pritet të jetë moti

schedule08:11 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 08:11 - 3 Dhjetor, 2019

Sipas Meteoalb: Pjesa më e madhe e vendit tonë paraqitet me vranësira të dendura dhe shira, por në zonat veriore-verilindore parashikohen rreshje dëbore. Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në territor.

Temperaturat e ajrit luhaten lehtë në të dyja vlerat ditore duke bërë që vlerat e mëngjesit të zbresin në -1°C në zonat malore ndërsa mesdita do të shënojë  deri në 15°C në zonat bregdetare.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al