Nisin punimet për krijimin e Qendrës së Kulturës për Fëmijë, Rama: Duhet të çlirojmë rrugën e zënë nga drejtësia e korruptuar

schedule15:40 - 15 Shkurt, 2023

schedule 15:40 - 15 Shkurt, 2023

Ditën e sotme kanë nisur punimet për krijimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit.

Pjesë e hapjes së punimeve ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij ka thënë se ky projekt do të jetë një hapësirë modernizimi jo vetëm për kryeqytetin por për të gjithë Shqipërinë.

“Ishte e paimagjinueshme tani që fëmijët të mos kishin një qendër të denjë artistike dhe kulturore, një teatër kukullash, por vazhdonin të frekuentonin teatrin e vjetër, i cili edhe ai tani i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Megjithatë ja ku i erdhi dita edhe kësaj vepre të re, e cila siç e patë nga prezantimi nuk do të jetë vetëm një hapësirë për të gjitha kushtet për fëmijët, por do të jetë një tjetër shenjë e modernizmit të Shqipërisë dhe kryeqytetit. Kjo godinë do të jetë një vlerë e shtuar. Së bashku me Bibliotekën Kombëtare, që është një tjetër projekt fantastik që siç na duhet të çlirojmë rrugën e zënë nga drejtësia e korruptuar me truallin në anën tjetër, ashtu na duhet të sigurojmë edhe financimin masiv që ka nevojë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!