Nisin Lojërat Olimpike/ Yzeiri: Në Paris masa të rrepta sigurie. Frymë shumë e mirë në ekipin shqiptar, ka optimizëm

schedule18:23 - 26 Korrik, 2024

schedule 18:23 - 26 Korrik, 2024

Drejtori i medias në KOKSH, Elert Yzeiri thotë se në Paris janë marrë masa të rrepta sigurie, në kuadër të nisjes së Lojërave Olimpike.

Në një intervistë për “Special Report” në ABC News, Yzeiri u shpreh se në ekpin shqiptar ka optimizëm dhe fryma është shumë e mirë.

Sipas Yzeirit, shpresat janë që Shqipëria të marrë medalje në mundje.

“Trokadero është pjesa më e bukur e ceremonisë hapëse. 3 vite më përpara, frika më e madhe e gjithë botës ishte nga virusi. Në Francë, prej muajsh, frika është për terrorizmin. Franca ka marrë masa të rrepta sigurie. Vetëm xhandarmëria dhe policia numëron 5 mijë trupa, patrullojnë brenda zonës së gjelbër të Parisit. Janë 40 mijë agjentë policie dhe ushtrie që janë të shpërndarë vetëm për organizimin e ceremonisë. Janë 100 plumbarë që kanë kontrolluar të gjithë zonën ku do të kalojnë sportistët në pjesën e lumit Sena. Masat janë vërtet të rrepta. Janë përzgjedhur grupe të caktuar që do bëjnë paradën në lumin Sena. Ka një optimizëm në grupin olimpik, është krijuar një frymë e mirë. Kemi Luiza Gegën, Manjola Konini. Janë 3 mundësit, janë sportisë elite. Këta 3 mundësa, shpresojmë t’i kemi në zonën e medaljes. Është krijuar një frymë shumë e mirë brenda grupit të olimpiadës. Shqipëria do të jetë ndër grupet e para në ceremoninëe hapjes. Kaltra Meça është sportisja më e re në këto Lojëra Olimpike që do të mbajë flamurit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!