Nisin gjobat për këmbësorët/ Për çdo shkelje, 1 mijë lekë ndëshkim

schedule19:18 - 8 Janar, 2024

schedule 19:18 - 8 Janar, 2024

Sjelljet e gabuara të këmbësorëve bëhen shpesh shkak i aksidenteve rrugore. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve. Qytetarët që nuk respektojnë semaforin apo kalimin në vijat e bardha tashmë ndëshkohen me 1 mijë lekë.

Në rrugët e kryeqytetit konstatohet se shkeljet e kryera nga këmbësoret janë të shumta.

“E dini që ka nisur aplikimi i gjobave ndaj këmbësorëve? Jo nuk di gjë”.

“Nuk e dija? Mendoni se është gjë e duhur? Patjetër, jam shumë dakord”.

Në këtë segment vijat e bardha janë vetëm pak metra larg, por shumë qytetarë kalojnë përmes makinave, duke rrezikuar jetën e tyre.

Gjobat e para kanë nisur të vihen në fillim të këtij viti. Për shumë qytetarë kjo formë ndëshkimi është e duhur.

“Shumë e drejtë është sepse dhe këmbësorët pengojnë shumë qarkullimin. Unë ngas vetë mjet dhe në shumë raste këmbësorët nuk shikojnë as majtas dhe as djathtas. Mendoni se do të rrisë ndërgjegjësimin? Do të ndikojë mendoj, çdo gjë në kohën e duhur”.

“Si në Evropë. Evropë shkohet me rregulla, nuk shkohet kështu. Më mirë vonë se kurrë thotë populli, nuk e përsërit më po u gjobit”. 

“Do na dënojnë se ikim ndonjëherë kështu.  Shumë mirë bëhet, s’kanë faj edhe shoferët e shkretë”.

Ndëshkimi i këmbësoreve nis 7 vite pas hyrjes në fuqi të dispozitave ligjore. Por përse nisi me vonese aplikimi i gjobave?

“Sepse ka qenë një vakum në lidhje me mënyrën e vjeljes së masës administrative, kjo gjë është rregulluar nga ana e zyrës juridike në policinë e shtetit. Dhe në këto kushte”.

Efektivi i policisë rrugore Gerhard Baka shpjegon mënyrën sesi diktohet dhe më pas gjobitet që qytetar që shkel rregullat në rrugë.

“Në momentin që një këmbësor evidentohet duke kapërcyer karrexhatën, ndalohet nga ana e efektivit të policisë rrugore, i vihet në dukje shkelja që ka bërë, i kërkohet dokument identifikimi për të plotësuar procesverbalin e konstatimit dhe i kërkohet që në postën më të afërt të shkojë të paguajë gjobën.

Por kjo mbetet për t’u pare, pasi ne shumicën e rasteve ku këmbesoret kryejne shkelje te Kodit Rrugor, efektivet e policisë nuk janë të pranishëm. Kjo e bën te pamundur ndëshkimin e te gjithë shkelësve. E gjithashtu mungesa e një mjeti identifikimi nga qytetaret ne rrugët e vështirëson edhe me shume zbatimin e masës ndëshkimore, që për 7 vite, po për këto arsye ishte harruar ne sirtar”.

Për policinë rrugore qëllimi është që me anë të gjobitjes, qytetarët të ndërgjegjësohen dhe në këtë mënyrë të parandalohen aksidentet rrugore.

“Në 2023 filluam me sensibilizim, me disa raste sporadike. Nga data 1 janar kemi filluar konstatimin dhe ndëshkimin e kësaj kategorie. Jemi në fazat e para, nuk ka më kohë për paralajmërime. Në ditët e para të janarit kemi fatkeqëssiht dy raste m pasoja ku janë përfshirë sjellja e këmbësorëve në rrugë”. 

Referuar shifrave zyrtare gjatë vitit 2023 në 15% të rasteve aksidentet ndodhën për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!