Nisin bisedimet mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe OKB-së për eksportin e grurit

schedule15:59 - 13 Korrik, 2022

schedule 15:59 - 13 Korrik, 2022

Bisedimet midis Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë nisur në Stamboll, sipas një deklaratë nga ministria turke e mbrojtjes, sipas CNN.

Ukraina shpreson të përshpejtojë eksportet e grurit përmes rrugëve të rihapura nga lumi Danub, mes bllokadës ruse ndaj porteve kryesore të Detit të Zi.

“Një radhë prej rreth 90 anijesh ndodhet në zonën e lumit Danub prej disa muajsh tashmë dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë aty për disa javë të tjera,” tha Vysotsky. “Falë marrjes në kontroll të ishullit të gjarpërinjve, ne kemi arritur të lëvizim 4 deri në 5 anije në ditë.”

“Kjo rrugë nuk është në gjendje të kompensojë vëllimet që ne eksportuam përmes porteve tona të Detit të Zi,” thuhet në deklaratë.

Rreth 80% e grurit të Ukrainës janë eksportuar nga portet e vendit të Detit të Zi përpara pushtimit të Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!