Bashkia e Gjirokastrës nis ndërhyrjet në kodrën ku toka ka shkarje dhe një pallat tetëkatësh u rrezikua. Kryetarja Rami thotë se do duhet kohë, por do garantojmë jetën e banorëve.
Në Kodrën e Shtufit aty ku toka po rrëshket mbërritën makineritë.
Bashkia e Gjirokastrës nisi zbatimin e rekomandimeve të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile.
Pretendohet stabilizimin e zonës ku ndodhi rrëshkitja, e cila rrezikoi edhe pallatin tetëkatësh.
Pak ditë më parë u ndërhy për disilpinimin e ujërave sipërfaqësorë.
Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami shkoi aty në zonën ku po bëhen punime, tha se “studimet gjeologjike dhe analizat laboratorike u kryen në disa pika për të pasur garanci dhe siguri në ndërhyrjet që janë parashikuar. Rehabilitimi i zonës dhe normalizimi i situatës janë prioriteti i punës sonë dhe kjo falë angazhimit maksimal të Bashkisë së Gjirokastrës” – është shprehur Rami.
U bënë shumë ditë që banorët e pallatit 8-katësh jetojnë në kushte paniku.
Disa nga familjet nuk qëndrojnë aty. Kurse disa të tjerë kanë preferuar të mos i braktisin banesat. Godina në të vërtetë është në rrezik, por fatmirësisht deri tani pa probleme serioze. /abcnews.al