Nishani: Informova Berishën se Vlahutin kërkoi arrestimin e tij

schedule23:38 - 30 Prill, 2018

schedule 23:38 - 30 Prill, 2018

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka konfirmuar deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, se ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin i kishte kërkuar prokurorit të përgjithshëm të kohës Llalla, arrestimin e Berishës. Në një intervistë për Ilir Babaramon, ish-Presidenti tregoi edhe për takimin me ambasadoren mbi këtë çështje.

“Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Më tej, argumentet shpjeguese, sipas Llallës, kanë qenë që Prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Në radhë të parë vura në dijeni Vlahutin, që e mohoi. Ambasadorja e refuzoi kategorikisht. Më pas, e ndava shqetësimin me Berishën”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!