Nis zyrtarisht reforma për Akademinë e Shkencave

schedule16:09 - 20 Janar, 2018

schedule 16:09 - 20 Janar, 2018

Nis Reforma për Akademinë e Shkencave, miratohet Draft Reforma Institucionale e Kërkimit Shkencor.  Akademia e Shkencave, ka hedhur hapat e para drejt realizimit të saj. Tre komisonet kanë nisur punën, për përmirësimin e kuadrit ligjor Komisioni Ad Hoc përbëhet nga kryetari i komisionit Apollon Baçe dhe antarët Anesti Kondili , Floran Vila Artan Fuga,  Aurela Anastasi dhe Neki Frashëri. Një  ndër propozimet për rindërtimin e institucioni, akademikët kërkojnë ndryshime të procedurave për pranimin e kandidatëve duke vendosur kritere më të forta,  bazuar në oponenca shkencore.  Ndërkohë që vetëm dy ditë me parë është ngritur një një Komisioni i Përbashkët Mirëbesimi me 4 anëtarë, për të koordinuar dhe monitoruar punën, me aprovim të përbashkët të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit./abcnews.al