Të mëkurën nisi zbatimi i ligjit për “Amnistinë penale”. Nga ky ligj, përfitojnë rreth 800 të dënuar, të cilët fitojnë lirinë menjëherë.
Rreth 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa ky ligj amniston edhe 2700 të dënuar me shërbim prove.
Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo amnisti përfitojnë persona t e denuar me vendim te forms se prere deri në datën 31 mars.
Nga burgu i Rrogozhinës, i cili ka numrin më të lartë të përfituesve nga amnistia, Ministri I drejtesise Ulsi Manja sqaroi sërish se asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga Gjykata e Posaçme, nuk përfiton nga ky ligj.
“Ky proces do të vazhdojë. Shifrat, kategoritë e personave do t’i merrni në ditët në vijim, asnjë zyrtar i lartë që aktualisht vuan dënimin, nuk përfiton nga kjo amnisti. Me ulje dënimi, janë një numër sa gishtat e një dore, lirohen me ulje dënimi, Kategori përfituese të zyrtarëve të lartë, nuk ka. Kostoja për një të burgosur është 36.5 euro, buxhetit të shtetit i kursen 30 milionë euro.”
Një lajm pozitiv është konsideruar amnistia nga njerëzit e fushës së drejtësisë. Avokati Arbër Hoxha në ABC News theksoi se mbipopullimi në burgje është kthyer në shqetësim
“Aministia është një lajm pozitiv pasi nuk ka pasur që nga viti 2019. Projektligji për amnistinë ka pësuar një ndryshim pozitiv, pasi janë marrë parasysh parimet e humanitetit.Ajo që është akoma më alarmante dhe që nuk mund të zgjidhet me amnisti është numri i lartë i të paraburgosurve që është më i lartë se i të burgosurve.”
Falje të dënimit nuk përfitojnë përqindja më e madhe e veprave penale, që përfshin ato më të rëndat që nisin që nga krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krimet kundër shtetit si korrupsioni, terrorizmi dhe shumë e shumë kategori veprash penale, mbi 240 të tilla. Nuk përfitojnë amnisti, as falje e ulje të dënimit dhe as përjashtim nga ndjekja penale ata që i janë shmangur drejtësisë./abcnews.al