Gramoz Palushi “vjen” në Tiranë/ Rama “ringjall” tifozin kuq e zi

schedule11:11 - 11 Shtator, 2023

schedule 11:11 - 11 Shtator, 2023

Ishte kryeministiri Rama që e zgjiodhi këtë gjimnaz për të bërë urimin e zakonshëm dhe jo pa qëllim mesa duket.

“Gramoz Palushi” emrin e të cilit mban shkolla, nuk është një arsimtar apo një figure me ndikim në një fushtë tjetër.

Ai ka qenë një tifoz i zjarrt i kombëtares, që iu ndërpre jeta si i tillë në shtetin fqinj, Greqi.

Kjo ka ndodhur në 4 shtator të 2004, kur Shqipëria sapo kishte mundur Greqinë kampione e Europës në futboll në atë kohë. Palushi një djali i ri, ishte duke festuar në rrugët e Zakinthos, kur u sulmua për vdekje nga tifozët grekë. Sot ai do të ishte 37 vjeç.

Dhe inrgurimi i kësaj shkolle nga kreu i qeverisë vjen nën efektin e festës së fitores së Shqipërisë ndaj Polonisë, mbrëmjen e së dielës.

Por edhe nën një atmosfere aspak festive të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kjo për shkak të Fredi Belerit, që nga burgu trazon politikën jashtë, sidomos atë greke që kërkon lirimin e tij, pa pritur vendimin e gjykatave të vendit.

Këtë të hënë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi dhe datën se kur do të zhvillohet seancën e parë ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Ajo do të zhvillohet të enjten, e 14 shtatorit.

Të gjitha këto e bjënë inagurimin e gjymnazit të ri  “Gramoz Palushi” më shumë se sa nisje të vitit shkollor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!