Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nis vaksinimi i pedagogëve në Vlorë, sot dhe nesër marrin AstraZeneca-n 320 persona

schedule11:59 - 22 Mars, 2021

schedule 11:59 - 22 Mars, 2021

Në qytetin e Vlorës, ditën pritet të vaksinohen 320 persona, mes tyre pedagogë. Ditën e sotme raportohet se do të marrin injeksionin e vaksinës AstraZeneca, 185 persona ndërsa pjesa tjetër do të vaksinohet ditën e nesërme.

Që kur EMA tha se vaksinat e AstraZenecas janë të sigurta, nuk ka pasur më hezitime nga radhët e mësuesve dhe pedagogëve.



Gjithsej në qytetin  e Vlorës që nga data 18 shkurt janë vaksinuar 5 mijë e 559 persona, mes të cilëve 658 kanë qenë mjekë. Pjesa tjetër e të vaksinuarve kanë qenë pjesë e “bluzave të bardha”, mësues, pedagogë apo të moshuar. E.L/abcenews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!